Dy të zhdukur brenda 24 orëve në Durrës… një vajzë e mitur dhe një 43 vjeçar

Babai i një vajze të mitur 14 vjeçare si dhe familja e një 43 vjeçari janë paraqitur në policinë e Durrësit për të denoncuar zhdukjen e të afërmve të tyre.

Mbi 43 vjeçarin është paraqitur para autoriteteve e shoqja e tij, e cila ka denoncuar rastin duke thënë se i shoqi nuk ishte kthyer në banesë.

Në po të njëjtën ditë një baba 52 vjeçar denoncoi zhdukjen e të bijës së mitur, e cila është larguar  nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Më datën 18 maj një 39-vjeçare A.H ka denoncuar në polici se më 17 maj është larguar nga banesa bashkëshorti i saj 43-vjeçar A.H dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Po ashtu më datën 18 maj një baba 52-vjeçar Gj.Xh ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tij 14-vjeçare në Durrës. Ajo është larguar nga shtëpia dhe kanë humbur komunikimin me të.

Policia po punon për gjetjen e të dyve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”-njoftuan autoritetet.