Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër- arreste për Netanyahu-n dhe liderët e Hamas-it

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) kërkon të lëshojë urdhër- arreste për ndalimin e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu si dhe liderin e Hamas-it Yahya Sinwar, për akuzat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Lajmin e bëri të ditur kreu i prokurorisë penale ndërkombëtare Karim Khan, gjatë një interviste me Christiane Amanpour në CNN.

Khan tha se ICC-ja gjithashtu kërkon të lëshojë urdhër arreste edhe për figura tjera kyçe si Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Yoav Gallant dhe dy prej liderëve të tjerë të Hamas-it, Mohammed Diab Ibrahim al-Mastri (lideri i brigadave Al Qasseem) dhe Ismail Haniyeh, liderin politik të Hamas-it.

Urdhër arrestet e kërkuara ndaj liderëve izraelitë, shënojnë herën e parë ku ICC-ja ka vënë në shënjestër udhëheqës të aleatëve të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

Ky vendim i organit të akuzës e vendos Netanyahun në ‘shoqërinë’ e presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin ICC-ja lëshoi ​​një urdhër arresti për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Një panel gjyqtarësh pritet të shqyrtojnë kërkesën e Khan për urdhër- arrestet në fjalë.