“Më vjen keq” Gjykata lë në burg 50 vjeçarin shqiptar që vrau të shoqen në Greqi

Përballë Gjykatës në Menidi, 50 vjeçari Eduart Danaj është shprehur se ndihet i keqardhur për krimin e kryer ndaj ish- të shoqes, të cilën e qëlloi për vdekje me thikë, të paktën 10 herë.

Kam bërë një gabim të madh dhe jam penduar që në momentin e parë për atë që kam bërë. Unë rrëfej gjithçka dhe në këtë fazë nuk do të shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore.“-tha 50 vjeçari.

Gjykata vendosi ta lërë në burg shqiptarin, i cili akuzohet për tre vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armëve të ftohta.

Enkelejda Danaj u gjet javën e kaluar e pajetë në kryqëzimin e dy rrugëve në Menidi, nga një kalimtar i rastit. Në trupin e 40 vjeçares ndodhej ende thika me të cilën ajo ishte goditur disa herë në pjesën e trupit e barkut.

Disa orë më vonë autori i krimit u arrestua në gjendje të dehur. Të paktën 3 kallëzime ndaj ish burrit kishte bërë viktima. 50 vjeçari i bëri pritë ish të shoqes pak metra larg banesës në orët e mëngjesit.