9 operacione në kokë e trup që 12 vjeç… historia përlotëse e Kristit dhe kalvari i bamirësisë së shqiptarëve

Prill 2022… jo shumë larg vendit ku sot shtrihet bukur qyteti i ri i Thumanës, ndodhej një shtëpi, muret e të cilës mbanin sprova të jashtëzakonshme.

Një baba i preur nga një sëmundje në tru që e la të paralizuar.

E shoqja që ishte kthyer në nënë e baba për fëmijët… dhe Kristi.

Djali i familjes Saka ishte 12 vjeç, kur mes lotëve e zërit që i dridhej, rrëfeu për “Shqiptarët për Shqiptarët” se gjithsej kishte kryer 12 operacione në trup.

Një histori me të vërtetë drithëruese, e cila solli reagimin e shqiptarëve anëmbanë botës. Mijëra e mijëra iu bashkuan kalvarit të bamirësisë për t’i shuar lotët Kristit, për t’i ndaluar dhimbjen.

Sot kanë kaluar dy vite nga sprova e madhe. I jemi rikthyer historisë së Kristit, për t’u rrëfyer se lotët kanë përfunduar, dhimbja është larguar dhe se jeta e Kristit është e plotë…

Ndiqeni ketu dokumentarin