Kavajë: Vajza 15 vjeçe denoncon për abuzim të atin në polici

Një ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi nga ana e autoriteteve në Durrës, atje ku një vajzë e mitur 15 vjeçare ka denoncuar të atin 48 vjeçar për abuzim seksual.

Mësohet se vajza i ka treguar historinë e saj psikologes së shkollës, ndërsa më tutje ka bërë një denoncim në polici. Në denoncimin e saj, 15 vjeçarja thotë se prej 4 vitesh ajo është abuzuar nga i ati.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” informoi sot policia.

Familja në fjalë jeton në Golem në një banesë me qira. Çifti ka 4 fëmijë, ndërsa 48 vjeçari rezulton se është punonjës në një distributor karburanti. Vetë ai ka mohuar akuzën e ngritur nga e bija, ndërsa kjo e fundit është dërguar pranë komisionit mjekësor të posaçëm. 48 vjeçari është arrestuar.