Trajneri brazilian e kombëtares kuqezi ka marrë këtë të martë pasaportën shqiptare. Ai u betua si qytetar i vendit, konkretisht si qytetar në Lushnje.`
Sylvihno do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” në Lushnje. Edhe dy ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva morën pasaportën dhe janë regjistruar me vendbanim në Lushnje.
“Është një nder për mua dhe të gjithë stafin, diçka spektakolare. Është diçka spektakolkare, e veçantë! Tani jam një qytetar i Lushnjës, i Shqipërisë. Është një pëgjegjësi e madhe. Falënderoj të gjithë njerëzit, Federatën, vendin. Jemi krenarë që jemi qytetarë shqiptarë. Po, tani ndihem pak më shumë shqiptar! Kemi një sfidë të rëndësishme përpara. Duhet të punojmë më shumë, por kemi një skuadër të mirë.”-th trajneri Sylvinho.
Kujtojmë se më pak se 1 muaj kanë mbetur para nisjes së Kampionatit Europian.
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj kundër kampionëve në fuqi të Europës (Italisë) më 15 qershor. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.
Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.