“Njerëzit fluturonin në ajër” Një i vdekur e 70 të plagosur në avionin nisur nga Londra, rrëfimet e pasagjerëve

Pas 10 orësh fluturim me avion nga Londra drejt Singaporit, mbi 200 pasagjerë të fluturimit SQ321 u bënë dëshmitarë të një prej momenteve më të frikshme të jetëve të tyre, teksa avioni ku ata fluturonin u përball me një turbulencë të fuqishme.

Avioni brenda 3 minutave humbi 1800 metra lartësi prej turbulencës, ndërsa njerëzit ‘fluturonin’ duke goditur tavanin e kabinës e më tutje sediljet apo dyshemenë. Objektet dhe sendet personale të njerëzve fluturonin po ashtu në të gjithë kabinën.

 “Gjithçka ndodhi brenda 10 sekondave, ishte shumë e shpejtë. Dhe kjo ishte aryseja përse mendoj askush nuk reagoi në kohë. Unë isha në sedilje, i lidhur. Avioni nisi të dridhej. U mblodha por gjendja bëhej keq e më keq. Pashë njerëz në kabinë që fluturuan plotësisht horizontalisht nga sediljet në tavanin e kabinës dhe më tutje në tokë. Nuk i kuptova përmasat e vërteta të asaj që kishte ndodhur, fill pasi avioni u ul. Pashë gjak kudo”-tregoi një prej pasagjerëve.

Një 73 vjeçar nga Britania i quajtur Geoffrey Kitchen humbi jetën, ndërsa 71 pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur. 6 prej të lënduarve morën plagë serioze dhe u dërguan në spital, pas uljes emergjente të avionit të Tajlandë.

“Avioni thjesht ra, një eksperiencë ekstremisht surreale. Më kujtohet qartësisht teksa shihja objektet që fluturonin nëpër kabinë. Ishte një eksperiencë e tmerrshme të shihje njerëz të plagosur rëndë. Ky rast më vuri në dukje rëndësinë e madhe të të qenit i lidhur jatë fluturimit, gjatë gjithë kohës.”-tha një tjetër pasagjer.

Më poshtë disa pamje përcjellë nga media britanike.