Devoll, 64 vjeçari dyshohet të ketë ngacmuar 13 vjeçaren, arrestohet nga policia

Një 64 vjeçar në Devoll është arrestuar nga policia nën akuzën e ngacmimit seksual të një 13 vjeçareje.

13 vjeçarja ëstë paraqitur në komisariatin e Devollit në prani të prindërve për të dhënë deklarimet. Në trupin e të miturës ka shenja. Një kontroll mjekësor do të hedhë dritë mbi të vërtetën.

Një detaj tjetër është se 64 vjeçari rezulton t’i ketë çuar mesazhe të miturës, në telefonin e gjyshit të saj.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, njofton policia.