Aksident tragjik në Lushnje, 22 vjeçari gjendet i pajetë disa metra larg makinës së shkatërruar

Një aksident tragjik që i ka kushtuar jetën një të riu ka ndodhur në afërsi të Rrogozhinës në Lushnje, rreth orëve të mesnatës. I riu ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.

Makina krejtësisht e shkatërruar në pjesën e përparme, është përplasur me barrierat e hekurat që i kanë dalë përpara në oborrin e shtëpisë. Dera e makinës ishte hapur, ndërsa në kofano, shigjeta e kilometrazhit kishte mbetur në 160 km/h.

22 vjeçari i identifikuar si Fabjol Ibraliu u gjend në mëngjes, disa qindra metra larg vendit të aksidentit. Të shumtë banorët e zonës të cilët i erdhën në ndihmë policisë për gjetjen e të riut të pajetë, ndërsa momenti i gjetjes së tij i dhimbshëm, kur dy të moshuar vënë duart në kokë e derdhin lot, teksa përpara tyre ndodhet trupi i pajetë i 22 vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes në orët e vona, mbërriti dhe nëna e të ndjerit, e cila mes lotëve e ulërimave kërkonte për të birin…