Gjykata lë në burg 48 vjeçarin e akuzuar nga e bija për abuzim, avokati mbrojtës: Vajza po gënjen sepse…

48 vjeçari nga Durrësi, i akuzuar nga e bija për abuzim seksual me të prej 4 vitesh, është vendosur të lihet në masën e ‘arrestit me burg’ nga Gjykata.

Vendimi është marrë këtë të premte në një seancë të mbajtur me dyer të mbyllura. Vetë babai i vajzës ka mohuar kategorisht akuzën edhe në seancën për caktimin e masës.

Në përmbyllje të vendimit të dhënë nga gjykata, ka folur për median avokati mbrojtës i 48 vjeçarit i cili thotë se e mitura gënjen.

Sipas tij është kryer ekspertimi mjeko-ligjor i cili tregon se vajza nuk është defloruar. Avokati tha se kërkoi shtyerjen e seancës në mënyrë që të administrohet kjo provë, por sipas tij, prokuroria ka pretenduar se një dokument i tillë nuk ka mbërritur tek ta.

Ka ndodhur në një moment që vajza ka pasur përplasje me të atin pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj. Kjo ishte e vërteta. Nuk ka abuzim. Kjo ka sjellë reagimin që ka arritur deri në atë veprim që të shpifë për babain e vet. Ka folur me të ëmën dhe pas bisedës, ka komunikuar me psikologen e shkollës. Nuk e lejoi gjyqtarja për të marrë pjesë në sallë. Unë them që u bë në mënyrë të njëanshme që të mos administroheshin deklarimet si të nënës dhe të vajzës lidhur me të vërtetën e ngjarjes pasi deklarimet ishin marrë nga 4 oficerë të policisë gjyqësore. Njëri ka pyetur babain, tjetri nënën, psikologen. Janë marrë pjesë që implikonin babanë dhe i shkonin për shtat akuzës për të sanksionuar dhe kërkuar me cdo kusht arrestin ndaj prindërit. Në seancën e urdhërit të mbrojtjes, nënë e bijë e mohuan. E bija pohoi se ky veprim është mënyrë në mënyrë të pamatur nga ana e saj, në grindje. Duke qenë që në klasë të tretë ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale ka qenë pak e përkëdhelur nga prindërit dhe kjo ka çuar në atë përshtatshmërinë e saj, në mënyrën e sjelljes, ka sjellë dhe si rrjedhojë arrogancën. I ati nuk e toleroi këtë sjellje dhe reagoi në këtë mënyrë. Pyetet vajza, nuk merr pjesë nëna në deklarime. Merret juristja, psikologia dhe nëna jo. Kërkuam që seanca të shtyhet dhe të kryhet akti i administrimit mjeko-ligjor pasi kur është realizuar akti që pardje, ka qenë prezente dhe e ëma dhe e bija dhe ka rezultuar se nuk ka qenë e defloruar. Nuk ka besueshmëri më kallëzimi. Trupi gjykues nuk e merr. Prokuroria thotë që s’ka mbërritur në prokurori. Thuhet që ka dijeni vëllai, nuk u pyet. Është e pyetur, e ka mohuar dhe nuk e marrin këtë provë. Absurditet. Babai është pyetur nga oficerët e polciisë gjyqësore dhe nuk është pyetur nga prokurori i çështjes.”, deklaroi avokati.