Sytë e Glorias janë të mbyllur. Krahët e saj përshkuar nga aget, ndërsa në trake një tub që i mundëson frymëmarrjen.
Kjo është gjendja në të cilën ndodhet vogëlushja. Gloria ka veçse 1 muaj jetë. Në vend të krahëve të nënës e babait, janë aparatet ato që i qëndrojnë pranë.
Gjendja e vogëlushes është shumë e rëndë. Ajo duhet të niset urgjentisht me avion spitalor drejt Italisë fqinje, për të marrë mjekim të specializuar.
Të dëshpëruar e tronditur, familjarët i janë drejtuar për ndihmë mirësisë së zemrave të shqiptarëve, pasi të vetëm nuk kanë mundësinë të kurojnë, shpëtojnë vogëlushen.