“Asnjëherë nuk të putha dot o shpirt” Nëna zemërthyer, lutet për ndihmë: Njerëzit e mirë do të na ndihmojnë

Afro dy muaj ka që ka sjellë në jetë të bijën, por njëherë nuk ka buzëqeshur. E bija nuk është lidhur pas krahëve dhe zemrës së saj, por pranë një inkubatori, aparaturave.

Dy muaj ka që sheh të bijën, ndërsa ajo nuk lëshon zë sepse janë tubat që i mbushin me oksigjen mushkëritë.

Pr afro dy muaj, kjo nënë nuk i ka pushuar lotët, sepse Gloria e saj e vogël është mes jetës e vdekjes.

E sfilitur nga dhimbja e nga të qarat e panumërta, ajo qëndron pranë të bijës. Fjalët i dalin nga zemra, ndërsa lutjet nuk pushojnë. I lutet të Gjithëmëshirshmit për të bijën… kjo nënë i lutet shqiptarëve zemërmirë që ta ndihmojnë.

“Kam dy muaj, asnjëherë nuk të kam puthur, asnjëherë nuk ta kam ndjerë aromën tëndë. Aq jam lodhur, çdo ditë duke qarë për ty… o zemra mamit. Më duket sikur kam lënë shpirtin, zemrën këtu. O shpirti i mamit, inshallah Zotit do ia dalim, inshallah Zoti do të na ndihmojë, njerëzit e mirë do të na ndihmojnë”

Gloria vogël është e intubuar dhe në gjendje tepër të rëndë. Ajo duhet të largohet sa më parë jashtë shtetit. Orët e minutat janë vendimtare për vogëlushen.