Kosova votohet anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar me shumicë votash avancimin e statusit të Kosovës, nga anëtare vëzhguese, në anëtare të asociuar.

Një ditë më parë delegacioni serb kërkoi përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statuti, por vendet anëtare e kanë votuar përparimin e Kosovës si anëtar i asociuar me shumicë dërrmuese votash.

Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s

Asambleja është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Në këtë pikëpamje, avancimi i statutit të Kosovës i mundëson legjislativit që të jetë më pranë politikës e vendimarrjes së aleancës.

Njëkohësisht si vend anëtar i asociuar, Kosova tanimë ka munësinë të paraqesë rezoluta dhe ndryshime në rezoluta që vendet e tjera sjellin. Gjithashti Kosova mund të përfaqësojë si raportues special në komitete të caktuara të Asamblesë

Asambleja vetë nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë – në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

NATO

Kujtojmë se Kuvendit i Kosovës e gëzonte statusin e anëtarit që nga vitit 2014. Që prej pushtimit nga ana e Rusisë në Ukrainë, Kosova kërkoi anëtarësimin e përshpejtuar në NATO. NATO-ja nuk e ka komentuar këtë kërkesë të Kosovës, por ka siguruar se misioni i saj paqeruajtës në vend, KFOR, “mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë”.

Forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe.