Kjo është lista e futbollistëve kuqezi që do të luajnë në Euro24, surpriza e Silvinjos

Trajneri Silvinjo ka njoftuar përmes një konference për shtyp listën e lojtarëve të grumbulluar për kampionatin Europian i cili nis më 14 qershor në Berlin.

Portë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati e Simon Simoni.

Mbrojtja: Naser Alijin, Arlind Ajetin, Ivan Balliun, Berat Gjimshitin, Elseid Hysajn, Mario Mitajn, Marash Kumbullën, Ardian Ismajlin dhe Enea Mihajn.

Mesfushë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi dhe Ylber Ramadani.

Sulm: Armando Broja, Jasir Asani, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.

Mbeten jashtë: Muja, Uzuni, Cikalleshi e Keidi Bare

Çfarë tha Silvinjo

Duhet të them që është një krenari që jam trajneri i kombëtares shqiptare që do të shkojë në Euro 2024. Sa më përket mua dhe stafit, do të dëshiroja të falënderoja të gjithë ata që deri këtu kanë bërë një rrugëtim me të gjithë ne. Respekti im për të gjithë ata. Zgjedhja jonë është bazuar në shumë studim, analizë, karakteristikë, individuale dhe kolektive të çdo lojtari dhe çdo skenari që do të ndeshim në kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët dhe për fat të keq nuk mund të marr të gjithë. Jam munduar të bëj më të mirën, i kam kushtuar të gjithë sforcot për më të mirën e skuadrës. Luajmë për 3 milion shqiptarë që luajnë këtu dhe më shumë se 10 milionë në të gjithë botën.

Nuk kemi shumë kohë për të bërë eksperimente. E theksoi edhen njëherë që finalet e Europianit janë komplet diçka tjetër ndryshe nga kualifikueset që ke 10 muaj kohë që të luash, por çdo lojtar është në 100%.

Zgjedhja ime është e vështirë por dua t’i falënderoi të gjithë lojtarëve, nuk mundem që të ftoj më shumë lojtarë. Jam i bindur që grupi i lojtarëve është i qetë, kam qenë vetë futbollist dhe e di se çfarë do të thotë të rrish në stol ose në tribunë, nuk të vjen mirë por duhet të pajtohen me vendimet e trajnerit.

Medon Berisha, surpriza e Silvinjos

Trajneri i kombëtares ka prezantuar një emër të ri në listën e lojtarëve që do të mund të luajnë në Euro24 dhe ai është mesfushori Medon Berisha.

20 vjeçari ka luajtur këtë sezon më Leçen në Serie A, ku ka bërë 6 paraqitje. Berisha ka mbajtur më parë rolin e kapitenit të ekipit U21 të Shqipërisë, ndërsa më herë ka luajtur dhe me kombëtaren U21 të Kosovës. Kjo është e para ftesë që ai merr në ekipin e parë të kombëtares kuqezi.