“Ende s’kam shkuar tek varri fëmijëve” Gjykata e Apelit lë në burg bashkëshortin e Alma Arrazit

I akuzuar si personi që shtyu të shoqen drejt vetëvrasjes, Edgys Arrazi ka shpërthyer në lot gjatë seancës gjyqësore, atje ku trupa gjykuese e apelit vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg.

32 vjeçari ka deklaruar para togave të zeza se është I pafajshëm dhe se ende nuk është lejuar të shkojë për vizitë pranë varreve të tre fëmijëve të ndjerë.

“Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajt hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg, të paktën të di çfarë kam bërë”.-ka thënë Arrazi.

Kujtojmë se më 2 maj, Alma Arrazi me  tre fëmijët e saj, djalin 3 vjeçar dhe dy vajzat 7 e 9 vjeçe u hodhën në lumin Buna. Të fundit pamje që u regjistruan nga kamerat e sigurisë në Shkodër, ishin çastet kur nëna del nga kafeneja ku kishte qëndruar me kunatën… si dhe çasti kur ajo dhe fëmijët shihen teksa ecin në urën e Bunës.