Diana, vogëlushja 11 muajshe që rrezikonte jetën prej sëmundjes që e kishte kapluar, është rikthyer në atdhe shëndoshë e mirë.
Gjithçka falë shqiptarëve bamirës, që i mundësuan Dianës së vogël kurimin e specializuar në Italinë fqinje.
Vetëm pak muaj më parë, kjo vogëlushe i kalonte ditët mes lotëve e dhimbjes, sa në shtëpi e sa në spital. Sot ajo veçse dhuron buzëqeshje, ndërsa sytë e saj rrezatojnë jetë.
Shikoni këtu momentet e gëzueshme, e në veçanti lumturinë që ka pushtuar nënën e Dianës, e cila duket sikur fluturon nga gëzimi.