Në dhimbje prej 16 muajsh, drithëruese të qarat e Eslit… nëna në lot: Të lutem bir, mos u dorëzo

Një sekondë lumturi dhe më pas terr, vetëm vuajtje për zemrën e kësaj nëne. Këto kanë qenë 16 muajt e fundit të jetës së Sonilës, e cila sheh zemërthyer sesi i biri i saj përpëlitet nga dhimbjet.

Esli është veçse 16 muajsh dhe një problem shëndetësor në pjesën e ezofagut, ia ka kthyer jetën në një rrugëtim vajtje ardhje në dyert e spitaleve. Teksa i biri qan nga dhimbjet që nuk reshtin prej 16 muajsh, Sonila s’mundet veçse të përkëdhelë të birin e të derdhë lot dëshpërimi.

O drita e mamit, të lutem, të lutem duro edhe pak… (qan). Do të shërohesh o mam, do të ecim bashkë, do të dalim, do të shohim botën. Ne nuk e dimë çfarë është bota, ne dimë vetëm shtëpinë dhe spitalin, vetëm 4 mure dimë, por ne do t’i mësojmë bashkë o mam… të lutem mos u dorëzo Esli“-thotë nëna.

E teksa Sonila qan papushim, Esli vogël zgjat duart drejt të ëmës, sikur të jetë duke i kërkuar lehtësimin… klithmat e këtij ëngjëlli, na thyen zemrën.