Pjesë të mëdha të Gjermanisë jugore janë goditur rëndë nga përmbytjet, me zonat si Bavaria e Badeni të cilat janë prekur më së shumti.




Deri më tani 2 persona janë gjetur të pajetë. Një grua u gjet e mbytur në bodrumin e saj në qytezën bavareze të Schorebenhausen, ndërsa trupi i pajetë i një zjarrfikësi u gjet në Pfaffenhofen, siç raportoi DPA-ja, agjencia gjermane e lajmeve. Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Parts of southern Germany remained submerged after heavy rain in recent days caused severe flooding, especially in the states of Bavaria and Baden-Württemberg https://t.co/tK4SYUKhJY pic.twitter.com/me4ShY0MJz
— Reuters (@Reuters) June 2, 2024
Reshjet e dendura, në dista raste të barabarta me sasinë mujore të shiut, kanë sjellë dëme të shumta. Reshjet kanë sjellë dhe dëmtime apo shkatërrime të digave e barrierave ujore, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mijëra banorë.
🚨🇩🇪 Stuggart, Germany Floods
— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) June 3, 2024
More shocking scenes of Floor Weather from Germany as we move into the European Summer time.
On a completely unrelated note – did you know there are over 100 Weather Modification Programmes happening right now across the World? pic.twitter.com/LPjDZkihHN
Pavarësisht se intensiteti i reshjeve është ulur, niveli i lumenjve të Remsit e Murrit në jug të Gjermanisë po vijon të rritet.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vizituar zonat e prekura. I shoqëruar edhe nga Ministri Brendshëm Faeser e drejtuesi i Bavarisë Soder, Sholz deklaroi se qeveria do të bëjë ç’është e mundur për të ndihmuar komunitetet e prekura rëndë nga përmbytjet.