Tanimë që Champion League përfundoi me fitoren e Real Madrid, të gjithë në kontinentin e vjetër presin për fillimin e Euro 2024 në Berlin. Se kush do të fitojë, duhet pritur data 14 korrik. Por për parashikimin e fituesit superkompjuteri i Opta-s ka nxjerrë disa rezultate interesante.
Superkompjuteri ka simuluar ndeshjet e Euro2024 plot 10 mijë herë dhe përmes tyre ka kalkuluar përqindjet e mundshme të rezultateve dhe sesi i gjithë kampionati do të shpërfaqet.
Anglia ka shansin më të lartë (19.9%) për të fituar këtë Euro24, ndjekur nga Franca me 19.1%. Gjermania pritëse e kampionatit ka 12.4% shanse për të fituar, Spanja 9.6 dhe Portugalia 9.2%
Më poshtë vijnë Holanda me 5.1%, ndjekur nga Italia me 5% dhe Belgjika me 4.7%
Po Shqipëria sa shanse ka për të fituar Euro2024?
Nga kalkulimet e superkompjuterit dhe simulimet e kryera, rezulton se kuqezinjtë kanë veçse 0.2%
Opta gjithashtu ka kalkuluar dhe shanset e secilit ekip për të dalë nga grupi, deri tek fitorja e kupës. Më poshtë dy tabelat shpjeguese me shifrat respektive