19 vjeçari në Tropojë godet nënën

Policia e Tropojës ka arrestuar një 19 vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj disa prej familjarëve të tij, përfshi këtu dhe të ëmën të cilën më tutje e ka kërcënuar duke i drejtuat thikën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shoshan dhe për motiv ka patur një konflikt në familje. I riu me inicialet S.B është përleshur me familjarë të tij, ka goditur nënën dhe më tutje e ka kanosur. Pas arrestimit, 19 vjeçarit i janë gjetur dy thika dhe një celular , që dyshohet se ia ka vjedhur njërit prej familjarëve.

“Ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve dhe kanosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Shoshan, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan.

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.