Një çift nga Nju Jorku të cilët kishin shkuar për të peshkuar në ujë përmes magnetëve, duket se kanë patur ditën e tyre më me fat në momentin kur nga uji doli një kasafortë e vogël.
Në brendësi të saj kishte plot 100 mijë dollarë. Barbie e James njoftuan policinë dhe pas verifikimeve të këtyre të fundit nuk rezultoi se objekti ishte shpallur i humbur. Kësisoj policia njoftoi çiftin që mund t’i mbante paratë.
Çifti ka ndërmend që t’i dërgojë shumë prej parave të dëmtuara në Byronë e Gdhendjes e Printimit të parave në Uashington, në mënyrë që të rimarrë shumën e cash-it të papërdorshëm.