Momenti kur 20-vjeçari me motor përplas turisten në Berat

Një 20 vjeçar i cili drejtonte një motor ka përplasur një turiste 33 vjeçare me origjinë nga Nepali. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e mërkurë në Berat. Ky është momenti i aksidentit, ku turistja del në rrugë dhe për një moment ‘ngrin’ kur sheh motorin përballë saj.

Si pasojë e aksidentit, turistja e drejtuesi 20 vjeçar janë plagosur rëndë. Ata janë transportuar fillimisht në spitalin e Beratit dhe më tutje drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Të dy ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.