Pamje, treni pasagjerëve përplaset me trenin e mallrave në Çeki, të paktën 4 viktima e 20 të plagosur

Të paktën 4 persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur. Është ky bilanci paraprak i përplasjes së dy trenave në Republikën Çeke, i raportuar nga autoritetet vendase të enjten.

Përplasja mes një treni me pasagjerë dhe një tjetri me mallra, ndodhi rreth orës 23:00 të së mërkurës, përgjatë korridorit kryesor hekurudhor në Pragë. Treni i udhëtarëve ishte një tren i shpejtësisë së lartë.

Policia po heton për një neglizhencë të mundshme që mund të ketë shkaktuar përplsjen. Motivet e ngjarjes ende vijojnë të hetohen.

Kompania shtetërore e trenave, Hekurudhat Çeke tha se binarët mund të qëndrojnë të mbyllur për gjithë ditën “për shkak të shkallës së aksidentit”.

Në trenin e pasagjerëve ishin më shumë se 300 qytetarë. Kryeministri i vendit Petr Fiala e konsideroi aksidentin një tragjedi të madhe.