Për muaj me radhë ëndërroi momentin kur do të marrë në krahë të bijën. Alea erdhi në këtë botë dy muaj më parë dhe i ati, nuk pati kurrë shansin që ta marrë vogëlushen në krahë, ta shëtisë atë qetësisht deris ta zërë gjumi, ta puthë e ledhatojë.
Ky baba nuk mundet sepse Alea vogël është në betejë për jetën. Një problem në mushkëri bëri që vogëlushja t’i kalojë dy muajt e parë të jetës në spital, me një tub që e furnizon me oksigjen.
Tepër prekëse fjalët e babait,Hazisit, i cili përkëdhel të bijën, por nuk mundet dot ta dërgojë atë për kurim jashtë shtetit.