Elbasan: Kryeplaku 56 vjeçar humb jetën pasi rrëzohet në greminë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në rrugën Fushë Buall- Shushicë në Elbasan.

56 vjeçari Nazmi Boja, kryeplaku fshatit Vasjan, ka qenë duke pastruar një kanal vaditës në Shushicë, në momentin kur ka rrëshqitur aksidentalisht, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme, afro 100 metër.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e zjarrfikësve të qytetit, emergjencat civile si dhe ekipi alpinistëve të kërkim-shpëtimit. Një helikopter i ndihmës së shpejtë u dërgua gjithashtu në vendin e ngjarjes, përmes të cilit u bë i mundur dhe identifikimi e nxjerrja e 56 vjeçarit nga gremina. I ndjeri ka ndërruar jetë në helikopter.