Më 14 qershor nis kampionati europian. Të shumtë do të jenë tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të parë ndeshjet e kombëtares kuqezi, e cila ndeshjen e parë e zhvillon kundër Italisë më 16 qershor, në Dortmund.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se do të ofrojë një sërë shërbimesh për qytetarët që vijnë nga Shqipëria, në të trija qytetet ku kombëtarja do të luajë.
“Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.
Shërbimet që do të ofrohen janë:
Leje kalimi
Vetëdeklarim për humbje dokumenti
Në rast emergjencash shtetasit e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në adresën e e-mailit: albaniaeuro2024@mfa.gov.al dhe cel: +49 1719259782”-njofton Ministria Jashtme.
Kujtojmë se Shqipëria e nis euro24 më 16 qershor përballë Italisë. 3 ditë më tutje në Hamburg, ndeshemi kundër Kroacisë dhe më pas më 24 qershor, Shqipëria zhvillon ndeshjen e saj të fundit në grupe me Spanjën, në qytetin e Dyseldorfit.