Shqiptari i dehur rreh të shoqen në Greqi, i drejton çiften fëmijës: Nëse flet, të marr jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqinë fqinje, atje ku një shqiptar ka rrahur të shoqen si dhe ka kërcënuar me jetë fëmijën e tij të vogël. Ngjarja ndodhi në Magnesia, dhe siç raporton media greke, shqiptari ka ardhur i dehur në banesë dhe ka nisur të rrahë të shoqen. Në banesë ishte dhe fëmija i çiftit, të cilën i ati e ka kërcënuar me jetë, duke i drejtuar një çifte.

“Nëse flet, do të të vras”-i ka thënë babai fëmijës së tij pasi ka rrahur me grushte e shkelma në fytyrë të shoqen.

Pavarësisht dhunës, gruaja ka mundur të marrë fëmijën dhe të largohet nga banesa. Ajo ka shkuar në stacionin më të afërt policor, ku dhe ka denoncuar të shoqin. Policia ka arrestuar shqiptarin, i cili tanimë përballet me një seri me akuza, nga dhuna në familje, deri tek armëmbajtja pa leje e kërcënimi përmes saj i një të mituri.

Hetimi ka nisur për rastin, ndërsa fëmija mitur aktualisht ndodhet në shtëpinë e gjyshërve.