Tiranë: 40 vjeçari gjendet në ujërat e lumit Lana, ndërron jetë në spital

Një 40 vjeçar me inicialet E.D është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në ujërat e lumit Lani. Pavarësisht se është dërguar në spital, 40 vjeçari ka ndërruar fatkeqësisht jetë.

“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.