Makina bërë copash dhe kthyer përmbys, humb jetën shoferi 24 vjeçar në Vlorë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur këtë pasdite në bypass-in e Vlorës. Shoferi 24 vjeçar i mjetit të tipit ‘Benz’ ka humbur kontrollin e makinës dhe ka goditur pjesën shkëmbore në anë të rrugës. Më tutje mjeti është kthyer përmbys. 24 vjeçari ka marrë lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë. Së bashku me të në makinë, ishte pasagjer një tjetër i ri 23 vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Vlorë/Informacion paraprak                                                                                

Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.