Më pak se 24 orë na ndajnë nga ndeshja e Shqipërisë me Italinë në këtë kampionat europian. Kristjan Asllani, mbërriti në Buti të Italisë veçse kur ishte 2 vjeç, ndërsa sot luan në ekipin kampion të Interit.
Për të, përballja me kombëtaren e Italisë do të jetë e veçantë, një ndeshje që ai thotë se do të bëjë ç’të mundet që ta fitojë për hir të babait të tij.
Asllani ka dhënë një intervistë për Corriere-n, nga ku tregon ndjesitë e tij, përballjen me disa prej shokëve të tij të skuadrës dhe karimin e motivimin e madh që lojtarët e kombëtares sonë kanë përpara ndeshjes me kampionët në fuqi të Europës.
Pjesë nga intervista:
Nesër në mbrëmje Itali-Shqipëri, nuk mundet të jetë një ndeshje normale për ty, a është kështu?
Do gënjeja nëse do të thoja se është, sepse luaj kundër shumë prej shokëve të skuadrës. Keqardhje për grupin tonë tepër të vështirë, por ne duam të të pamundurën dhe të hapim mundësinë për t’u kualifikuar dhe në Botëror.
Zemrat në Buti do të jenë të ndara?
Me siguri do të marr shumë të shara (qesh). Por ka aq shumë shqiptarë në atë zonë. Me siguri do të jetë një ndeshje e bukur që mezi pres ta luaj
A do të bënte mirë Italia të shqetësohej?
Trajneri Sylvinho ka sjellë entuziazëm, besim në radhët tona, dëshirë për t’u rritur. Grupi nën drejtimin e tij ka ndryshuar dhe rezultatet kanë ardhur. Nuk e di nëse Italia do të duhet të shqetësohet, por ne do të japim maksimumin tonë për tifozët tanë, të cilët do të jenë të shumtë.
Kur Italia fitoi Europianin, ju çfarë bëtë?
Isha në qendër, me miqtë e mi që festonin.
Në çfarë ndiheni më shumë shqiptar?
Gjaku im është shqiptar, në shtëpi flasim shpesh shqip. Me gjyshërit e mi në Shqipëri i ruaj rrënjët e mia.
Prindërit tuaj ju tregojnë për jetën e tyre në Shqipëri dhe mbërritjen në Itali?
Gjithmonë. Babai im ka ardhur në Itali me gomone dhe më ka treguar sesa e vështirë ishte jeta në Shqipëri. Nëna ime më solli në jetë kur ishte 18 vjeçe dhe nuk ka qenë e lehtë. Kanë vuajtur shumë dhe të gjitha ato që kanë bërë për mua e tim vëlla, nuk kanë çmim. E ndjej sikur nuk do t’ja shpërblej dot, por unë mundohem.
Pse jo?
Kur firmosa me Interin, solla të gjithë familjen në Milano. Nëna ime punonte në një fabrikë ëmbëlsirash, im atë për ndërmarrjen e ujësjellësit dhe gjithë ditën rrinte në diell. Tani jeta u ka ndryshuar.
Jeni kujdesur shumë për vëllain tuaj?
Po, veçanërisht në verë. Kemi qëndruar bashkë çdo ditë, sepse prindërit ishin në punë. E kam marrë me vete në fushën e blertë. E ulja në stol ndërsa unë stërvitesha. Tani edhe ai luan, është pak më i çmendur se unë.
Jorginho, Modric, Brozovic, Barella, Pedri. Një sërë mesfushorësh të mëdhenj. Ju e keni një model apo ju mjafton Calhanoglu (shoku skuadrës tek Inter) për t’u rritur?
Edhe Brozovic është një inspirim. Të shikosh atë dhe Calha teksa stërviten, ka qenë një prej gjërave më të bukura që më ka ndodhur.
A e keni patur ndonjëherë mundësinë për të luajtur për të rinjtë e Italisë?
Në Empoli erdhi trajneri i U21-ave të Italinë, por unë mora asnjëherë një thirrje. Në çdo rast nuk do të shkoja, unë jam shqiptar dhe është e drejtë të luaj për Shqipërinë.
Ndjenja e përkatësisë është diçka më e madhe?
Besoj po, por në veçanti janë tifozët tanë të çmendur që na karikojnë, sit ë mos duash të japësh shpirtin për këtë fanellë (Shqipërisë)?