Euro24, këto janë ndeshjet e të shtunës… në mbrëmje kuqezinjtë përballen me Italinë

Mbrëmjen e djeshme kampionati europian nisi me një ‘festë’ golash. Gjermania shpartalloi 5-1 Skocinë modeste, e cila u mund që në 20 minutat e para të ndeshjes duke pësuar dy gola.

Këtë të shtunë, tre janë ndeshjet që do të zhvillohen. Në orën 15:00 Zvicra nis rrugëtimin në Europian me një përballje të fortë me Hungarinë. Ndeshja e grupit A zhvillohet në Këln dhe padyshim Zvicra e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, do të shkojë me një objektiv të vetëm, fitoren.

Fill pas përfundimit të ndeshjes, në Berlin përballen dy prej kundërshtarëve të grupit tonë, Spanjë dhe Kroacia. Ndeshja nis në orën 18:00 me dy skuadrat që do të japin maksimumin për të dalë në krye të grupit.

Më tutje, kuqezinjtë startojnë rrugëtimin e tyre, përballë kampionëve në fuqi të Europës, Italisë fqinje. Ndeshja luhet në Dortmund në orën 21:00.

Ndeshjet e së shtunës:

Grupi A

Ora 15:00,  stadiumi “RheinEnergieStadion”

Hungari – Zvicër

Grupi B

Ora 18:00,  stadiumi “Olympiastadion”

Spanjë – Kroaci

Ora 21:00,  stadiumi “Signal Iduna Park”

Itali – Shqipëri