Dhjetëra mijëra shqiptarë do të jenë sot në Dortmund të Gjermanisë, për të mbështetur kuqezinjtë në përballjen e tyre me Italinë.
Në shumë sheshe të qytetit, janë mbledhur qindra mijëra shqiptarë, të cilët po festojnë e këndojnë shqip, ashtu siç shihet edhe nga kjo video e mëposhtme, publikuar nga një gazetare spanjolle në rrjetet sociale.
Los albaneses toman Dortmund con entusiasmo #Euro2024. Todo al rojo pic.twitter.com/k3jrhY2ads
— Inma Lidón (@inma_lidon) June 15, 2024
Sonte në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund dhe përreth tij, pritet të ketë afro 50 mijë tifozë shqiptarë që presin me padurim të brohorasin për fanellën kuqezi.