Video komike, tifozët shqiptarë i bëjnë një sfidë të fuqishme tifozëve italianë

Këtë të shtunë tifozët shqiptarë dhe ata italianë janë “përballur” në rrugët e Dortmundit, në pritje të ndeshjes mes Italisë e Shqipërisë.

Në një video të bër virale në rrjetet sociale, shihet një grup tifozësh italianë që qeshin, ndërsa njëri ulet në gjunjë dhe lutet.

Përballë tij del një tifoz shqiptar i cili në duar ka një pako makarona. Në sy të tifozëve italianë që qeshin, shqiptari i thyen makaronat në gjysëm, një “sakrilegj” në anët e Italisë…