Askush nuk e priste… kishin kaluar veçse 23 sekonda nga ndeshja kur Nedim Bajrami përfiton nga një gabim i mbrojtjes së italianëve dhe shënon gol. Stadiumi i Dortmundit, në shumicën dërrmuese me tifozë kuqezi, shpërthen në festë.
Jo vetëm goli i parë i Shqipërisë në këtë europian, por goli i Bajramit është më i shpejti në të gjithë historinë e kampionateve europiane. Bajrami shkatërroi rekordin e golit më të shpejtë të mëparshëm, i shënuar në sekondën e 67-të nga Dmitri Kirichenko i Rusisë, në përballjen e këtyre të fundit me Greqinë 20 vite më parë, në 2004.