Harta live: Vjen i nxehti në Shqipëri, temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë

Këtë javë Shqipëria pritet të përballet me të parën valë të të nxehtit ekstrem për këtë verë, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius.

Sipas meteorologëve, masat ajrore të nxehta me origjinë nga kontinenti afrikan do të përfshijnë një pjesë të madhe të Mesdheut.

Ditën e martë termometri do të shkojë deri në 35 gradë, ndërsa gjatë të mërkurës dhe të enjtes temperaturat do të shënojnë 40 gradë në disa zona të vendit. Më të prekurat parashikohet të jenë qarqet e Gjirokastrës, Beratit e Elbasanit.

Në  vijën bregdetare po ashtu temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë celsius.