Djali i Vuçiç i përfshirë në sherrin me tifozët anglezë? Media kroate publikojnë videon

Media kroate ka hedhur dyshime se në përplasjen e dhunshme mes tifozerive serbe e angleze pasditen e të dielës, ishte i përfshirë dhe djali i Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në mediat sociale janë publikuar dhe video, ku dyshohet se Danilo Vuçiç, përpiqet që të hyjë në konfliktin mes tifozëve. Në këtë moment ai rrethohet nga disa burra që nuk e lejonë atë të përplaset me tifozët anglezë. Media kroate shkruan se personat që ndalojnë të riun dyshohet të jenë pjesëtarë të forcave speciale ‘Kobra’.

Kujtojmë se 7 tifozë serbë u arrestuan më 16 qershor pas përleshjes që ndodhi në qytetin Gelsenkirchen, para ndeshjes mes kombëtareve të Anglisë e Serbisë. Një zëdhënës i policisë gjermane i tha AFP-së se për njërin prej tifozëve u ngrit padi penale për lëndime të rënda trupore. Detajet në lidhje me dinamikën e sherrit janë ende të paqarta.

Anglia arriti të mposhtë Serbinë me rezultatin 1-0 falë golit të  Jude Bellingham.