Kavajë: Bie në kontakt me rrymën, 40 vjeçari humb jetën teksa shtronte një linjë interneti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në zonën e Qerretit në Kavajë, atje ku një punëtor në moshën 40 vjeçare ka humbur jetën.

Burri po punonte për shtrimin e një linje interneti, në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njoftuan autoritetet.