Euro24, Federata serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë e Kroacinë, ose ne nuk marrim më pjesë në kampionat

Federata Serbe e Futbollit ka ‘kërcënuar’ se nuk do të marrë pjesë më në Kampionatin Europian, nëse UEFA nuk dënon Shqipërinë e Kroacinë, për këngët dhe koret kundër Serbisë në ndeshjen e të mërkurës.

Tifozeritë e Shqipërisë e Kroacisë kënduan së bashku para, gjatë dhe pas ndeshjes në Hamburg, përfshi këtu edhe thirrje kundër serbëve. Pikërisht për këtë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës serbe Jovan Surbatoviç, kërkoi na UEFA që dy kombëtarëve t’u vendosen sanksione, në të kundërt Serbia nuk do të marrë pjesë në Kampionatet Europiane.

“Kjo është skandaloze. Federata do t’i kërkojë UEFA-s që të marrë sanksione. Kjo kërkon dënimet më të rënda në mënyrë që të mos përsëritet më. Do kërkojmë që UEFA të ndëshkojë rëndë grupet e Shqipërisë dhe Kroacisë. Ne nuk do të marrim pjesë në kompeticionin europian nëse nuk dënohen keqbërësit. Presim dënime rigoroze”, tha Surbatoviç.

Sekretari Surbatoviç tha se në të kundërt, tifozeria serbe është treguar ‘xhentëllmene’… por në fakt e vërteta rezulton ndryshe. Kujtojmë se tifozët serbë u përfshinë në një sherr të dhunshëm me tifozët anglezë, ndërsa disa persona mbetën të plagosur