Prizren: Kamerat e sigurisë filmojnë rrahjen brutale të një gruaje nga i shoqi, policia arreston autorin

Këtë të enjte në median e Kosovës e rrjetet sociale qarkulloi një video ku shihej një burrë që rrihte barbarisht një grua.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tanimë ka arrestuar të dyshuarin, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses. Ngjarja ndodhi në Prizren, ndërsa motivet e këtij akti të rëndë janë ende të panjohura. Autori është dërguar në parburgim për 48 orë, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të ciljn shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj nje femre. Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima. Polcia ka lokalizuar të dy dhe janë shoqëruar për në stacionin policor. Janë intervsituar të dy nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë janë çift dhe bashkëjetojn.. Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij. Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit, nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njftuar për të drejtat e saj”-njoftoi policia lokale.