Makinat e dy të rinjve bëhen copash në Durrës, ndërron jetë pasagjeri 16 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në Hamallaj të Durrësit, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, ka gjetur vdekjen një 16 vjeçar.

I mituri i identifikuar si A. Hasrama, udhëtonte si pasagjer në njërën prej makinave që drejtohej nga miku i tij 20 vjeçar me inicialet E.K.

 16 vjeçari dhe miku i tij 20 vjeçaru u dërguan në spital, të dy në gjendje të rëndë shëndetësore. 16 vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A.H, 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.