Përfundon ëndrra e kuqezinjve në Euro24, Spanja fiton ndeshjen me rezultat minimal

Ka përfunduar me bilbilin e fundit të ndeshjes Shqipëri- Spanjë, ëndrra e kuqezinjve për të ecur përpara në këtë kampionat europian.

Përballja me Spanjën rezultoi të ishte e fundit ndeshje e Shqipërisë, e cila na solli përgjatë këtyre ditëve emocione të papërshkrueshme.

Ndeshja e kësaj të hëne u përmbyll me rezultat minimal 1-0, gol i cili u shënua që në minutën e 12’ nga Ferran Torres.

Pjesa e parë foli më së shumti për spanjollët, të cilët pas golit të shpejtë arritën të kontrollojnë topin dhe të krijojnë disa raste, por pa përmbyllur në gola të tjerë.

Si rrallëherë në këtë europian, Shqipëria shkëlqeu në minutat e fundit të ndeshjes me një sërë rastesh. Dy prej tyre nga ana e Brojës, i cili nuk mundi të shënojë dot…

Ky europian përfundon këtu, ndërsa Shqipëria largohet me kokën lart.