UEFA gjobit për herë të tretë Shqipërinë: 86,500 € masë për incidentet në ndeshjen me Spanjën

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me një vlerë prej 86,500 eurosh për një sërë shkeljesh nga ana e disa tifozëve, gjatë ndeshjes së fundit në Europian me Spanjën.

Penalizimi vjen si pasojë e hedhjes së objekteve në fushën e lojës, ndezjen e flakadanëve si dhe ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.

Kjo është e treta herë që FSHF-ja gjobitet për incidente minore në ndeshje. E para gjobë u vendos në ndeshjen ndaj Italisë me vlerën 38,375 €, ndërsa e dyta në ndeshjen me Kroacinë, në vlerën 47,500 €.