Dalin të dhënat e censit për besimet fetare dhe kombësinë… sa qytetarë deklarohen si grekë

INSTAT ka publikuar të dhënat e mbledhura nga censi përsa i përket besimeve fetare, kombësisë dhe numrit të qytetarëve që i përkasin minoriteteve të ndryshme në vend.

Kombësia, minoritetet: Mbi 23 mijë thonë se janë grekë

Në lidhje me kombësinë, Shqipëria është një vend homogjen me 99.4% të popullsisë shqiptare.

Sipas rezultateve të Censit, 23, 485 qytetarë që thonë se janë grekë, jetojnë në territorin e Shqipërisë. 12,375 thonë se janë pjesë e komunitetit egjiptian, 9813 nga komuniteti rom dhe 7057 nga komuniteti bullgar.

Besimet fetare: Mbi 1 milionë muslimanë, mbi 85 mijë ateistë

Sipas të dhënave, shumica dërrmuese e personave që kanë preferuar të shprehen mbi besimin e tyre fetar, janë ata të besimit musliman, mbi 1 milionë persona. Pas tyre vijnë katolikët dhe ata të besimit ortodoks, ndjekur nga bektashinjtë. Mbi 85 mijë banorë shprehen se janë ateistë, ndërsa një numër i konsiderueshëm qytetarësh nuk janë shprehur për besimet e tyre.

Në shifra, 66 % e popullsisë i përkasin një besimi (musliman) ndërsa 4 % janë deklaruar ateistë. Ndërkohë 10 % kanë refuzuar që të përgjigjen në pyetjen për përkatësinë fetare.

Besimi fetar musliman 1.101.718

Musliman-Bektashi 115.644

Krishterë 201.530 katolikë

Krishterë – Ortodoks 173.645

Ungjillore 9658

Tjetër besim 3670

I pacilësuar 332.155

Ateist.  85.311

Nuk përgjigjen 244.331

Nuk disponohet 134.451