Në bazë të të dhënave të publikuara nga Censi 2023, 1/3 e popullsisë rezulton se jeton në kryeqytet. 758 mijë e 513 banorë jetojnë në Tiranë ose 31.6% e popullsisë.
Në vlera absolute, Shkodra dhe Elbasani kanë pësuar rënien më të ndjeshme të popullsisë.

Tiranë 32%
Fier 10%
Elbasan 10%
Durrës 9%
Korçë 7%
Shkodër, Vlorë, Berat me nga 6%
Dibër dhe Lezhë me nga 4%
Kukës 3%
Banesat dhe pronësia
Në 12 vite numri i banesave të reja të ndërtuara në Shqipëri për qëllime banimi është rritur me 70 mijë e 467. Të dhënat zyrtare të Censit 2023, tregojnë se aktualisht janë të regjistruara 1.082.529 banesa të zakonshme.
47% e qytetarëve jetojnë në shtëpi individuale, 39.% në pallate, 8.1 % në banesa pjesërisht të veçuara dhe 5% jetojnë në shtëpi në rend tarracor.
Në lidhje me pronësinë, të dhënat e Censit tregojnë se afro 82.5% e njësive ekonomike familjare janë pronarë të banesës, 8.8% e njësive ekonomike familjare jetojnë me qira, dhe 8.7% e familjeve me marrëveshje të tjera banimi.
Lidhur me moshën e banesave, rezulton se 26.1% janë ndërtuar para vitit 1981, 37.5% janë ndërtuar nga viti 1981 deri në vitin 2000, dhe 36.4% janë ndërtuar që nga viti 2001.
Gjinia e mosha mesatare
Në vendin tonë banojnë konkretisht 2,402,113 banorë, ku 50.4% janë të gjinisë femër, ndërsa 49.6% janë meshkuj.
Sa i përket moshës, mesatarja është 42.5 vjeç. Me fjalë të tjera, ka një rritje në mesatare prej 7 vitesh, krahasuar me censin e 2011-tës.