Sot nis faza 1/8 në Euro24, Zvicra përballet me Italinë, Danimarka sfidon Gjermaninë

Pas dy ditëve pushim, kampionati Europian nis këtë të shtunë me dy perballjet e para në fazën e një të tetave.

E para sfidë, në orën 18:00, është përballja mes Zvicrës së Shaqirit e Xhakës, të cilët do të tentojnë t’i rrëmbejnë fitoren kampionëve në fuqi, Italisë.

Në historikun e pasur të  përballjeve mes dy ekipeve, Italia është në avantazh me 29 fitore, ndërsa Zvicra ka arritur të arkëtojë veçse 8 të tilla. 24 ndeshje tjera, janë mbyllur në barazime.

Gjermania mikpritëse do të përballet me Danimarkën, ndërsa ndeshja zhvillohet në mbrëmje në orën 21:00.

Sa i përket historikut të takimeve mes këtyre dy kombëtareve, Gjermania numëron 15 fitore, Danimarka 8 ndërsa barazimet janë 5. 22 vite më parë, danezët arritën t’i rrëmbejnë titullin e kampionit Gjermanisë, në europianin e mbajtur në Suedi.

Pavarësisht kësaj, Gjermania mbetet një ndër pretendentet për këtë kampionat, ndërsa paraqitjet e saj në ndeshjet në grupe kanë qenë pozitive, me dy fitore dhe një barazim.