Gjeniu i shqipes ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, kush ishte shkaku vdekjes së Kadaresë

Në orën 08:50 ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, shkrimtari i madh Ismail Kadare.

Shkak i vdekjes së gjeniut të letërsisë shqiptare ka qenë një arrest kardio-respirator. Kadare ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare dhe pas la një trashëgimi të jashtëzakonshme.

I lindur në vitin 1936 në Gjirokastër, i vetmi çmim që Kadare nuk arriti të marrë derisa ishte në këtë botë, ishte Nobeli për Letërsinë.

Kadare ishte prijësi historik i letërsisë shqipe për më shumë se 7 dekada, ndërsa arritjet e tij të panumërta. Ismail Kadare ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe i Malit të Zi.

Çmimet e fituara prej tij përfshijnë vlerësimet më të larta në Europë e botë, si International Booker Man Prize, Prince of Asturias Award, Jerusalem Prize, Neustadt International Prize, Nonino, Park Kyong-ni, etj.

Librat e Kadaresë janë përkthyer në mëse 45 vende të botës… ikja e tij mbetet humbja më e madhe e këtij shekulli për letrat shqipe, lëvrimin e gjuhës sonë dhe peshën e saj në panteonin letrar e linguistik të botës.