Pogradec: Punëtorja heroinë i shpëton jetën të moshuarës që tentoi të mbytej në liqen

Këtë të hënë në afërsi të plazhit publik në zonën e Uçkave në Pogradec, një grua tentoi të vetëmbytet. Por fatmirësisht ka ndërhyrë në kohë një zonjë, punonjësve e ndërmarrjes së gjelbërimit. Gruaja ka mundur të shpëtoj të moshurën në moshën 69 vjeçare duke hyrë e vetme në ujë e duke e nxjerrë në breg.

Heroina tregoi se kur hyri në ujë për të shpëtuar gruan në moshë, aty pranë ishin dy burra të cilët nuk e ndihmuan me përjashtim të një djali në moshë të re.

“Ajo kishte hequr atletet, çorapet dhe ishte hedhur siç ishte. Ajo ishte mbytur, uji e kishte nxjerrë në breg. Unë e tërhoqa në qoshe, e shtypa në kraharor dhe i nxorra gjuhën dhe i erdhi shpirti. Pastaj erdhi një djalosh dhe më ndihmoi se unë aq mund ta ndihmoja. E mori policia pastaj e çoi në spital, ajo kishte shpëtuar tani dhe unë jam lumturuar shumë. Aty ishin edhe dy burra, iu thashë hajdeni me ndihmoni ta tërheq, ata thanë ‘Jo se na merr i vdekuri”‘, dhe unë iu thashë mirë se do hidhem vetë, le të më marrë mua i vdekuri, s’e lija unë aty.”-tha gruaja.

Policia ka nisur hetimet mbi rastin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që çuan gruan në këtë veprim me pasoja që fatmirësisht ka mbetur në tenrativë.