U gjend i pajetë në lumin Drin, policia zbulon identitetin: Viktima shqiptar i Kosovës

Katër ditë më parë një burrë rreth të 40-tave u gjet i pajetë në  ujërat e lumit Drin. Policia ka njoftuar këtë të martë se viktima tanimë është identifikuar. Bëhet fjalë për një 46 vjeçar me origjinë nga Peja e Kosovës.

Viktima, 46 vjeçar, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Në vijim të informacionit të dhënë me datë 28.06.2024, se në ujërat e lumit Drin, në afërsi te urës së Bahçallëkut, ishte gjetur trupi i një shtetasi të paidentifikuar, ju bëjmë me dije se pas veprimeve hetimore dhe procedurale u mundësua identifikimi i këtij shtetasi, 46 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), shtetas kosovar, banues në Pejë, i cili dyshohet se është vetëhedhur në lumë. Punohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.