Mbi 64 mijë të moshuar në Shqipëri jetojnë të vetëm

Pak ditë më parë u prezantuan për publikun të dhënat dhe konkluzionet e dala prej censit të zhvilluar në vitin 2023. Nga të dhënat e mbledhura, rezulton se në Shqipëri jetojnë vetëm mbi 64 mijë persona mbi moshën 60 vjeç.

Pjesa më e madhe e popullsisë (88.1%) jeton në një njësi familje, e cila është bërthama tradicionale familjare me fëmijët, nënë, babain).

Pjesa tjetër e popullsisë (11.9%) është e ndarë më tutje sipas censit në 7.6% që deklarojnë se nuk kanë lidhje familjare dhe 4.3% që thonë se jetojnë të vetëm.

Nga 103 mijë persona që rezultojnë të jetojnë të vetëm, më shumë se gjysma i përkasin moshës mbi 60 vjeç, më konkretisht 64,375 persona.

Me fjalë të tjera, këta persona që tanimë kanë hyrë në moshën e tretë, jetojnë të vetmuar… një shifër shqetësuese dhe e trishtë, për të thënë më të paktën.

Nga ana tjetër, bërthamat familjare më të shpeshta përbëhen nga çifte të martuar (ose bashkëjetues) me fëmijë në masën 52.2%. Më tutje vijnë çiftet e martuara pa fëmijë (37.5%) dhe prindërit e vetëm me fëmijë (10.3%).

Në nivel qarku, Kukësi ka raportin më të lartë të të rinjve(31.8%) krahasuar me të moshuarit (19.9%). Në anën tjetër është qarku Gjirokastrës, ku raporti mes të moshuarve e të rinjve është më i larti në republikë. Të moshuarit zënë 46.1% të popullatës, krahasuar me 19.0% të të rinjve.

Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011