Këtë të mërkurë i jepet lamtumira e fundit shkrimtarit Ismail Kadare, gjeniut të letërsisë shqipe.



Homazhet në nderim të tij mbahen në Teatrin e Operas e Baletit, ndërsa në sfond interpretohen poezitë e tij.
Kortezhi niset drejt varrezave të Tufinës në orën 12:30. Në orën 13:00 do të mbahet një minutë heshtje për nder të Kadaresë.
Shqipëria dhe Kosova sot janë në zi kombëtare për të nderuar shkrimtarin e madh i cili ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare të hënën, më 1 korrik.